Ora News - KHSH: Procesi i vettingut shumë i ngadaltë

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se ritmi me të cilin po kryhet procesi i vetingut është shumë i ngadaltë.

Në raportin e publikuar si vëzhgim për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, zhvillimi i vetëm një seancë dëgjimore nga një trupë gjykuese në javë ndërkohë që mundësitë janë për më shumë

"Përgjatë një jave zhvillohet vetëm një seancë dëgjimore nga vetëm një trupë gjykuese, ndërkohë që numri total i anëtarëve të këtij Komisioni siguron formimin e katër trupave gjykuese".

Për Komitetin shqiptar të Helsinkit, vetingu mund të zhvillohet më shpejt për ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët rezultojnë pa probleme.

"Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve të krijuara në funksionimin e institucioneve kyç të drejtësisë si dhe paralelisht në plotësimin e vendeve vakante në këto institucione dhe institucionet e reja të drejtësisë. Periudha tranzitore e reformimit të institucioneve ekzistuese të drejtësisë nuk duhet të pengojë aksesin e shtetasve në drejtësi dhe as të çojë sistemin ekzistues të drejtësisë qoftë dhe përkohësisht në kolaps apo mosfunksionim".

Komiteti shqiptar i Helsinkit konstaton mungesë të theksuar transparence nga organet ndihmëse të procesit të vetingut, sic janë ILDKPKI dhe DSIK

"Dy prej këtyre organeve ndihmëse, përkatësisht ILDKPKI dhe DSIK nuk po zbatojnë vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, për dhënien e informacionit të plotë statistikor që ka rezultuar nga verifikimet e tyre, sidomos atij informacioni që ka interes për publikun".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/khsh-procesi-i-vettingut-shume-i-ngadalte

Share This Video


Download

  
Report form