Ahmetaj: Paga e buxhetorëve do rritet me 40%, paga minimale me 30% - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste ka prezantuar programin ekonomik të mandatit të saj të dytë. Edhe në 4-vjecarin e ardhshëm, PS do të vijojë me politikën e saj progresive, kush punon më shumë tatohet më shumë. Në këtë program konfirmohet rikthimi i rritjes ekonomike në nivelet 5 %, si dhe do të synohet të ulet borxhi publik. Por ndryshe nga ky 4 vjeçar që po lëmë, në të dytin PS parashikon rritje graduale të pagave. Gjatë këtij mandati do të marrë udhë edhe konkretizimi i investimeve publike nëpërmjet partneritet publik- privat në masën 1 miliard dollarë.E gjendur shpesh nën akuza për demagogji për çështjet e punësimit PS ne programin e ri elektoral parashikon hapjen e 220 mijë vende të punës, 80 mijë më pak seç premtoi në mandatin e parë, në të cilin nuk u arrit shifra e premtuar në fushatë.Në fokus të qeverisës sipas kreut të komisionit të ekonomisë do të jetë vijimi i reformave, ku më kryesorja do të jetë ajo e drejtësisë, si nevoja më e madhe që kërkon jo vetëm tregu por edhe sipërmarrja e qytetarët.Me këto premtime, Partia Socialiste do t?i kërkojë votën shqiptarëve, ndërkohë që vijon të mbetet pa një alternative programi nga ana e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike.

Share This Video


Download

  
Report form