Report TV - Tragjedia e Lezhës, ekspertët: Gurë të tjerë rrezikojnë të bien

Report TV 2018-05-03

Views 0

Pas aksidenti tragjik të ditës së djeshme në aksin Balldre- Torovicë, ku humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, e cila priste të sillte në jetë një fëmijë, zona ku ndodhi tragjedia është monitoruar nga ekspertët, të cilët shprehen se nevojitet një ndërhyrje patjetër.

Ekspertët shprehen se e gjithë zona është në monitorimi dhe më pas do të dalin në një përfundim për pjesët e rrugës ku është e nevojshme që të ndërhyhet. Sipas ekspertëve, nga rrëshqitjet e gurëve është duke u rrezikuar edhe një banesë.

Share This Video


Download

  
Report form