Socialistët e Lezhës rrezikojnë të mbeten pa përfaqësues në Parlament

Report TV 2015-09-13

Views 5

Qarku i Lezhes rrezikon të mos ketë në mos ketë në parlament asnjë përfaqëues të Partisë Socialiste, e cila është edhe partia më e madhe në vend. Dorëheqja e, Arben Ndokës, dhe arrestimi i Armando Prengës që mund të pasohet me dorëheqjen e tij kanë shkaktuar mjaft probleme në degët e Partisë Socialiste në Lezhë, Mirditë e Kurbin.

Burime pranë kësaj force politike pohojnë se një pjesë e strukturave të kësaj partie kërkojnë që Kreu i ri i bashkisë së Mirditës ,Ndrec Dedaj, të japë dorëheqjen dhe të zërë vendin e Arben Ndokës në Parlament.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se një propozim të tillë ia kanë bërë edhe Lindita Nikollës, e cila është caktuar koordinatore për qarkun e Lezhës.

Arsyeja kryesore se përse socialistët e këtij qarku kërkojnë Ndrec Dedën në Parlamet ështe se pasuesi i tij në listë, Eduart Ndocaj, është larguar nga kjo forcë politike dhe është bërë zv/kryetar i Partisë Demokristiane.

Përvec kësaj Ndocaj më herët ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Rama dhe ministres mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërsa pasardhësi i Ndocajt, Kastriot Piroli është dënuar pak kohë më parë për shpërdorim detyre.

Nëse Ndrec Dedaj nuk pranon të dorëhiqet nga posti që mban si kryetar i bashkisë Mirdite, dy mandatet e deputetit të Partisë Socialiste i kalojnë Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kjo force politike behet me katër deputet në këtë qark, pasi aktualisht ka në Kuvend Monika Kryemadhin, dhe Gjovalin Kadelin, i cili pasi fitoi mandatin me Partinë Demokratike vendosi t'i bashkëngjitet LSI-së.

Share This Video


Download

  
Report form