Report TV - Gramoz Ruçi dorëhiqet nga funksionet drejtuese në PS

Report TV 2018-05-03

Views 0

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë dorëheqjen nga funksionet drejtuese në PS. Ai komunikoi largimin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe Kryetarit të Asamblesë së Partisë Socialiste. Në nisje të punimeve të Asamblesë, Ruçi tha se largohet nga këto funksione për shkak të detyrës së re si kryetar i Kuvendit.

Nis Asambleja e PS
Kryeministri Edi Rama do prezantojë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste emrat e zv/ministrave të rinj. Asambleja ka nisur dhe po drejtohet nga Gramoz Ruçi, ndërsa kryeministri Rama do ta mbajë fjalën e tij, ku pritet të publikojë edhe emrat e zv/ministrave. Në axhendën e Asamblesë së PS do të jetë edhe shpalosja e objektivave të 100 ditëve të para të qeverisë "Rama 2".

Share This Video


Download

  
Report form