Pas largimit nga lista e PD në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi sot ka marrë pjesë në mitingun e PS në Lapardha, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Ai hapi fushatën dhe shprehu bindjen duke siguruar Ramën se PS do të marrë 5 mandate në këtë qark dhe 76 në rang kombëtar në 25 qershor për të formuar e majta e vetme qeverinë.
?Dua t?i siguroj kryeministrit Edi Rama një fitore të thellë. Të majtë e të djathtë bashkë për të votuar numrin 2, për një fitore të thellë në qarkun e Beratit.