Report TV - Asambleja e PS, Gramoz Ruçi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm

Report TV 2016-04-23

Views 1

Gramoz Ruçi është rizgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ruçi ka marrë 266 vota "pro", 2 kundër dhe 3 të pavlefshme, të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS. Gramoz Ruçi ka marrë një mbështetje maksimale duke u konfirmuar kështu për një tjetër mandat si numri dy i Partisë Socialiste. Asnjë emër nuk rivalizoi kandidaturën e tij si numri 2 i Partisë pavarsisht pretendentëve që u lakuan në media për këtë post.

Bashkim Fino është zgjedhur Sekretar për Organizimin Administativ me 260 vota. 249 vota ka marrë Musa Ulqini duke u zgjedhur kështu Sekretar për Burimet Njerëzore e Marrëdhëniet e Koalicionit.

Me 247 vota është zgjedhur Sekretari për Organizimin Dixhital, Alfred Peza. 246 vota "Po" kanë shkuar për Blerina Gjylametin e cila zgjidhet Sekretare për Koordinimin Elektoral.

Sekretarja për Rininë, Elisa Spiropali është zgjedhur me 243 vota "Po".

240 vota kanë shkuar për Ilir Beqajn si Sekretar për Programin. Koço Kokëdhima është zgjedhur me 217 vota Sekretar për Reformën dhe Emigracionin.

Kokëdhima rezulton më pak i votuari nga 7 Sekretarët e tjerë të zgjedhur sot nga Asambleja Kombëtare e PS.

Këtë të shtunë asambleja zgjodhi strukturat e reja drejtuese të ps, 7 sekretarët dhe 20anëtarët e rinj të asamblesë.


Jashtë kësaj strukture mbeten jashtë krahas kritikut Ben Blushi dhe depuetet Besnik Bare, Eduard Shalsi, Shkëlqim Cani , Arta Dade e Namik Dokle. Këta dy të fundit u dorëhoqën nga gara. Dade sepse nuk ndante të njëtat parime me drejtuesit e partisë dhe Dokle për t?i lënë vendin më të rinjve, pasi pati paralajmëruar më herët një tërheqje nga politika.

Share This Video


Download

  
Report form