Report TV - Kuvendi mban seancën e parë Gramoz Ruçi zgjidhet pasdite

Report TV 2018-05-02

Views 0

Seanca e parë e legjislaturës së 9- të të Parlamentit të Shqipërisë e drejtuar nga Besnik Bare si deputeti më i vjetër, është mbyllur.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, janë lexuar nga drejtuesi i seancës 140 emrat e deputetëve të cilët morën mandatin nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Seanca zgjati vetëm disa minuta dhe pas verifikimit të mandateve të deputetëve nga komisioni i përbërë nga Anduel Xhindi, Izmira Ulqinaku dhe Kejdi Mehmetaj, drejtuesi deklaroi mbylljen e kësaj seance.

Ruçi zgjidhet pasdite në 18:00
Seanca e dytë parlamentare do të zhvillet pasditen e sotme në orën 18:00, ku deputetët do zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit, ish-kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Ruçi është kandidat i vetëm i propozuar nga PS.

Share This Video


Download

  
Report form