Ora News – S’ka marrëveshje për Himarën, banorët: Tokën do e mbrojmë me gjak

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka ende një marrëveshje mes qeverisë dhe banorëve të Himarës për projektin
urbanistik të këtij qyteti. Ministri Damian Gjiknuri, tha pas mbledhjes që u zhvillua me masa të rrepta sigurie, se
qeveria është e vendosur në zbatimin e projektit, ndërsa banorët do të kompesohen sipas
legjislacionit në fuqi.
Himare- Qeveria shqiptare është e vendosur t`i shkojë deri në fund projektit për rikualifikimin urban të Himarës.
Dëgjesa e dytë publike, me Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, Ministren Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë Jorgo Goro u zhvillua në
masa të rrepta sigurie në stadiumin e qytetit.
Shumë prej banorëve kërkuan të futen me patjetër. Pamjet e siguruara nga Ora News, treguan banorët që shpërfaqin pankarta, të tilla si: ?Himara e krishterë nuk do të skllavërohet? ?Larg tokës tonë oligarkët dhe mafia?.
Pas mbledhjes Ministri Gjiknuri tha se banorët që preken nga projekti do të kompesohen
sipas legjislacionit në fuqi.
Damian Gjiknuri: Objektet janë përfshirë të gjitha në skemën e shpronësimit. Nga ana tjetër ka persona që kanë pretendimin lidhur me trojet ku kalon projekti. Ne kemi marrë angazhimin për të sjellë një grup që do të bëjë matjet e duhura, identifikimin dhe për të ndihmuar që këta njerëz të marrin çertifikatat kur i takojnë në përputhje me ligjin.Qeveria është e vendosur që projekit të vazhdojë por të gjithë banorët do të kompensohen sipas ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/takimi-i-gjiknurit-me-banoret-ne-himare-nen-masa-te-rrepta-sigurie/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS