Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej më shumë se një viti proçesi i dezinsketimit nuk është kryer në kryeqytet, ashtu siç ndodh në zona te tjera te vendit kryesisht ato bregdetare. Banorët e Tiranës shprehen të shqetësuar për prezencën e shtuar të insekteve, kryesisht të mushkonjave të cilat nëpërmjet pickimit transmetojnë një sërë sëmundjesh. I kontatkuar nga Ora News autoriteti shëndetësor rajonal u shpreh se në ditët në vijim do të japë informacion mbi fazat dhe ecurinë e dezinsektimit.Ka kaluar më shumë se një vit nga dezinsektimi i parë dhe i fundit në kryqytetet të viteve post-komuniste.
Këto pamje të dezinsektimit i përkasin muajt maj të vitit 2015, proçesi i ndjekur nga afër nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj në atë kohë si kandidati i Bashkisë së Tiranës.
Aktualisht ne kryeqytet, siç pohojnë banorët, ka nje prani të lartë të insekteve.
Prindërit pohojnë se e kanë të pamundur të dalin në ballkonet e shtëpisë me të vegjlit për shkak të kësaj situate të krijuar.
Duket se përqëndrim më të madh të insekteve ka në zonat pranë tregjeve dhe kontinerëve të mbetjeve urbane, por jo vetëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryeqyteti-ka-nevoje-urgjente-per-dezinsektim-banoret-nen-alarm-nga-pickimet/