Tumoret e gjirit, kujdes kontrollet në klinika private

Channel One Albania 2018-05-03

Views 13

Tumoret e gjirit, kujdes kontrollet në klinika private, mbi 500 raste të reja në vit vetëm në Onkoligjik

Çdo vit në vendin tonë zbulohen mbi 500 femra të prekura nga tumori i gjirit. Numri i rasteve është edhe më i lartë, pasi shifra i referohet vetëm të dhënave të Spitalit Onkoligjik.

Helidon Nina: ?Rastet e reja janë shifra joekzakte, 500-550, nuk janë ekzakte sepse duhet të kemi një regjistër të sëmundjeve malinje.

E dyta, nuk është vetëm Spitali Onkologjik që i trajton, janë dhe qendra të tjera. Kemi një moshë jo si ato që ishim mësuar më përpara që e kanë këtë problem, por është ulur pragu i moshës. Edhe te meshkujt kemi një përqindje të vogël të rasteve, 2%?

Mjekët bëjnë apel që të tregohet kujdes me vizitat në klinikat private, të cilat abuzojnë me disa analiza të panevojshme.

Helindon Nina: ?Shpesh dhe abuzohet, është trendi i klinikave të vogla private që fillojnë dhe bëjnë dhe analiza dhe kur nuk kanë nevojë ose i qetësojnë në mënyrë të rreme?.

Por cilat janë shenjat fillestare që lajmërojnë shfaqjen e turmoreve të gjirit.
Për me shume lexoni ne
http://www.channel-one.al/tumoret-e-gjirit-kujdes-kontrollet-ne-klinika-private/

Share This Video


Download

  
Report form