Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nuk i duhet të mendohet gjatë për të zgjedhur atë që nesër do të jetë profesioni i saj.
Çeleste Kondakçi (në foto) përfundoi maturën me rezultate të larta dhe mes emocioneve që nuk i fsheh, këtë të hënë ajo aplikoi për në Universitet.
Financë Bank është programi i studimit që do të rendis të parin në formularin që i lejon të përzgjedhë 10 preferenca.
Kondakçi: Është një ndjenjë e veçantë sepse bëhet fjalë për jetën, për një rrugëtim të veçantë të jetës që është studimi në Universitet. Preferenca e parë është Financë Bank tek Fakulteti i Ekonomikut, më pëlqen shumë si degë sepse mendoj se ka edhe prioritet për punësim më vonë.
Ajo shprehet optimiste se dega që do të zgjedhë do t`i garantojë punësim, por nuk e përjashton as mundësinë që në përfundim të studimeve të vijojë karrierën jashtë vendit.
Kondakçi: Dega që unë do të zgjedh mund edhe të më çojë në një nivel tjetër, mudn të shkoj dhe jashtë shtetit.
Nga kjo e hënë dhe deri më datën 4 gusht, maturantët do të kenë mundësi që në portalin u-Albania të aplikojnë për në Universitet.
Këtë vit nuk do të ketë një kalendar datash për aplikimin sipas rretheve dhe kandidatët për në Universitet do të mund të plotësojnë formularin online nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes.
Por cilat janë hapat që duhen ndjekur?
Teuta Dobi: Do të klikosh tek portali për aplikimin për formularin A2. Pasi ti klikon aty identifikohesh si maturant me ID tënde personale. Hapi i dytë është që ti konfirmon dhe pagesën, hapi i 3 është zgjedhja e njërës prej degëve të Universitetit që ai preferon, hapi i 4 është ruajtja e tyre sepse gjatë kohës së zgjedhjes së Universiteteve mund të bëjë edhe ndonjë ndryshim. Në fund fare bën printimin e formularit.
Drejtorja e Gjimnazit "Sami Frashëri", Teuta Dobi, jep disa këshilla për maturantët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nisin-apklikimet-ne-universitet-kujdes-me-mesataren