Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas deklaratave të forta të ambasadorit të SHBA, Donald Lu para dy ditësh për 4 klanet kriminale veprojnë në Shqipëri. Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se po punojmë intensivisht dhe shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete kundër familjeve kriminale. Rama u shpreh se ngjarja e Elbasanit mori goxha jehonë, ndërsa do të goditen elementët kriminalë brenda policisë së shtetit.
?Falenderoj ambasadorin Lu që u bashkua me mua. Shumë mirë që e tha edhe ambasadori amerikan, ne po punojmë intensivisht. Ndodhi në Elbasan një ngjarje që mori goxha jehonë mediatike, e cila shërbeu si katalizator për të rritur intensitetin e propagandës mbi këtë çështje. Por iu siguroj që çështja e Elbasanit është në ndjekje të vazhdueshme. Ne si qeveri, nuk jemi as opozita dhe as analistët, ata gojën kanë, me gojën punojnë dhe përmes gojës ushqehen. Ne jemi për të dhenë llogari për rezultatet.
Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për atë cështje, do të shiheni një zinxhir veprimesh për të goditur organizatat dhe elementët kriminalë dhe të inkriminuarit brenda policisë së shtetit. Sepse në zona ku veprojnë këto lloj forcash ka inkriminim të policisë së shtetit. Nuk ka ndodhur sot, se këta nuk kanë lindur këto 4 vite. Më rezulton se mosha e tyre është e pjekur dhe konsoliduar dhe kanë lidhje të njohura me opozitarët e sotëm, nëse duam të bëjmë politikë, por ky nuk është qëllimi ynë.