Ora News – Vlorë, konstatohen 3.4 mln lekë fshehje të ardhurash

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e parë të aksionit në terren nga ana e inspektorëve tatimorë janë konstatuar 3.4 milionë lekë që konsiderohen fshehje e të ardhurave, ndërkohë që po në një ditë janë paraqitur 100 kërkesa të reja në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve.
Duket se zbritja e kontrollorëve tatimorë në terren ka detyruar bizneset që mund të kenë punuar në mënyrë informale të kërkojnë pajisjen me Nipt.
Burime nga Task Forca Tatimore bëjnë të ditur se në sitë do të kalojnë 380 subjekte të cilët nuk janë pajisur ende me kasë, edhe pse janë të formalizuar, ndërsa në sektorin e tregtimit me shumicë, tatimorët do të kontrollojnë 200 subjekte të cilat figurojnë si kontingjent risku.
Se bashku me tatimorët në aksion është përfshirë edhe hetimi tatimor me 9 grupe të cilat do të kryejnë edhe verifikime të thelluara, ndërsa 10 grupe të tjerë do të punojnë me bizneset ku dyshohet mospërputhshmëri mes inventarin kontabël dhe atij fizik, kryesisht biznese të mëdha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-konstatohen-3-4-mln-leke-fshehje-te-ardhurash/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS