Ora News - Aksioni në bregdet, u mblodhën me forcë 80 mln lekë detyrime të prapambetur

Ora News Lajme 2018-10-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksioni i nisur në bregdet i ka sjellë arkës së shtetit rreth 80 mln lekë detyrime të prapambetura të cilat janë mbledhur me forcë.

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se gjatë periudhës qershor-korrik janë konstatuar në total 3500 shkelje tek subjektet që ushtrojnë aktivitet përgjatë bregdetit.

Aksioni i zhvilluar gjatë verës u ndërmor si një masë për të ulur abuzimet gjatë sezonit turistik ku shpesh herë janë vërejtur shkelje me deklarimin çmimeve apo lëshimin e kuponëve.

Shkeljet më të shumta lidhen me mbajtjen e punonjësve të padeklaruar nga bizneset dhe pas kësaj renditet mosregjistrimi i aktivitetit.

Kontrollet Tatimore kanë ndikuar nërritjen e lëshimit të kuponëve tatimorë me mbi 10% krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Gjithashtu gjatë tre muajve të verës ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të të punësuarve.

Durrësi është qyteti që ka pasur një rritje më të ndjeshme me rreth 60 % e ndjekur më pas nga Shkodra,Lezha dhe Saranda.

Tatimoret ne burg

Por përtej gjobave dhe kontrolleve te bizneset gjatë ditëve të fundit ka pasur penalizime edhe të inspektorëve tatimorë të cilët merrnin rryshfet nga bizneset për të mbuluar shkeljet.

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest me burg për dy inspektorët tatimorë të drejtorise së Përgjithshme qe u arrestuan tre dite me pare per mitmarrje.

Dy zyrtarët akuzohen për ?korrupsion pasiv dhe aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike? si dhe ?shpërdorim të detyrës? Ata u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Durrësit pas nje hetimi proaktiv 3 mujor.

Dy të arrestuarit në bashkëpunim edhe me një inspektor tjetër të shpallur në kërkim, shpërdoronin detyrën dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

Rezultatet e kontrolleve janar-gusht
Janë arkëtuar 79.4 mln lekë
Shkelje 3500 raste
Numri kuponëve 10% më shumë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksioni-ne-bregdet-u-mblodhen-me-force-80-mln-leke-detyrime-te-prapambetur

Share This Video


Download

  
Report form