Report TV - Dosja “Hatia”, 15 episodet e trafikut drogës janë të njëjta

Report TV 2018-05-03

Views 3

Në kërkesën për gjykim të ekstradimit të Alket Hatisë, prokuroria e Durrësit ka konstatuar se bëhet fjalë për 15 episode të trafikut të drogës. Episode këto që sipas vetë prokurorisë së qytetit bregdetar janë të njëjta me ato episode që Hatia është dënuar dhe në Itali. ?Veç pretendimeve lidhur me vendimin penal Shqiptar të dhënë ndaj këtij shtetasi, autoriteteve Italiane të Drejtësisë, ju është kërkuar edhe garanci se nëse miratohet ekstradimi, për shtetasin shqiptare Alket Hatija, mbi kërkesën e sipërcituar, procesi gjyqësor ngarkim të tijë do rishikohet.

Kjo pasi hetimi dhe gjykimi i tij, nga gjykata Italiane, rezulton të jetë realizuar në mungesë?-thuhet në kërkesën për ekstradim të Hatisë. Ndër të tjera prokuroria e Durrësit shton se dy vendimet penale të marra ndaj këtij shtetasi bëjnë fjalë për episode të një fakti penal të ndodhur vërtetë në Shqipëri dhe Itali në formën e trafikimit të lëndëve narkotike, në harkun kohor prej dy vitesh 2003 dhe 2004 por është gjykata që në kuadrin e shqyrtimit të kërkesës për ekstradim të verifikojë nëse akuza e ngritur dhe shqyrtuar nga të dy gjykatat është bazauar në të njëjtat, spisode apo në episode të ndryshme të ndodhura në vitet 2003 dhe 2004.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS