Report TV - Një "shashkë" shkatërron bandën e trafikut të drogës në Shkodër

Report TV 2016-09-25

Views 1

Vendosja e një sasie lënde plasëse në banesën e H.L nga fshati Pentar, Njësia Administrative Dajç, në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur sot më datë rreth orës 02:30 të mëngjesit, ku nuk janë evidentuar dëmtime në njerez por vetëm dëme materiale, çoi në zbarthimin e një rrjeti trafiku droge, ku u sekuestruan 334.2 kg kabanis si dhe u kapën dy armë gjahu.

Menjëherë pas shpërthimit në banesë, Policia nisi operacionin për kapjen e autorëve. Gjatë këtij operacioni u kapën katër persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Të arrestuarit janë Vinçens Doçi, 30 vjeç, banues në Pentar ? Shkodër, Rajmond Kalavaçi, 30 vjeç, banues në Pentar- Shkodër, Anton Gjuraj, 29 vjeç, banues në Pentar ? Shkodër, David Doçi, 32 vjeç, banues në Pentar ? Shkodër, ndërsa E.D, 28 vjeç, banues në Pentar ? Shkodër, i dyshuar per kryerjen e veprës penale ?Prodhim dhe shitje narkotikeve? dhe "Shkatërrim të pronës me eksploziv", është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të; "Prodhimit dhe shitjes të narkotikeve?,?Trafikim të narkotikeve?, ?Shkatërrimi i pronës me eksploziv? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?.

Share This Video


Download

  
Report form