Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vlerëson se prezenca e FMN-së në Shqipëri do të ndihmonte në një monitorim më të afërt dhe mbikëqyrje të politikave abuzive ndaj biznesit.
Gjatë një takimi me shefen e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Thuludhar dhe përfaqësuesin e përhershëm të FMN në Tiranë, Jens Reinke, Basha falenderoi FMN-në për bashkëpunimin.
Sakaq përfaqësuesit e FMN-së shprehën vlerësimet e tyre për rolin e opozitës në mbikëqyrjen dhe kontrollin e qeverisë gjatë katër viteve të shkuara, në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike.
Gjatë takimit, Basha i infomoi bashkëbiseduesit edhe në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR.
?Blerja e votës, përdorimi i burimeve publike, presioni mbi votuesit fatkeqësisht vazhdojnë dhe mbeten problemet kryesore që shoqëruan procesin zgjedhor? tha Basha.
Ai shtoi se ?kjo krizë në këtë fillim të legjislaturës shoqërohet dhe nga shqetësimet për situatën ekonomike ku niveli i lartë i borxhit, në 71% të PBB së bashku me nivelet e ulëta të mbledhjes së të ardhurave, janë duke ndikuar në të gjithë treguesit e tjerë ekonomikë. Papunësia ndër të rinjtë vazhdon të mbetet e lartë, dhe biznesi ka tkurrur veprimtarinë e tij duke mos marrë vendime për zgjerim. Kjo, e shoqëruar me një nivel shumë të ulët të investimeve të huaja, bëjnë të mundur që sektori privat të mos jetë më punëdhënës me kërkesë të lartë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-mbeshtet-nje-program-tjeter-me-fmn-per-kontrollin-e-qeverise/