Ora News - Rritja ekonomike, pritshmëritë e qeverisë dhe të KE-së më të larta se FMN e BB

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Europian është institucioni i cili ka pritshëmritë më të larta për ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Në një raport të fundit ku analizohen ekonomitë e vendeve që aspirojnë për anëtarësim në BE vihet re se Komisioni Europian parashikon një rritje të ekonomisë shqiptare prej 3.8% këtë vit, nën projeksionet e qeverisë shqiptare por mbi pritshmëritë e FMN dhe Bankës Botërore

Komisioni Europian ka parashikuar me rritje ecurinë ekonomike të Shqipërisë për dy vitet e ardhshme. Në raportin e fundit ku analizohet ecuria ekonomike e vendeve të cilat aspirojnë për anëtarësimin në Bashkimin Europian projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë janë 3.8 për këtë vit dhe 4.2% për 2019.

Pritshmëritë e Komisionit Europian janë shumë pranë pritshmërive të qeverisë ndërsa janë larg parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore të cilët kanë parashikime më pesimiste.

Projeksionet e KE janë 0.7 pikë përqindje mbi ato të Bankës Botërorei cili është institucioni më pesimist në lidhje me pritshmëritë për rritjen e ekonomike të Shqipërisë çka lidhet direkt me përfundimin e investimeve të huaja në vend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rritja-ekonomike-pritshmerite-e-qeverise-dhe-te-ke-se-me-te-larta-se-fmn-e-bb

Share This Video


Download

  
Report form