Raporti, FMN ul pritshmëritë Rritja ekonomike 2.7% nga 3%

Report TV 2015-10-07

Views 0

TIRANE- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur pritshmëritë për zhvillimin ekonomisë shqiptare. Sipas FMN, rritja e PPB të Shqipërisë për 2015, nuk do të jetë 3%, sa parashikimet në fillim të këtij vit, por afërsisht 2.7%. Në raportin e Tetorit, për ?Perspektivën e Ekonomisë Globale?, po ashtu, në kahun pesimist shkojnë edhe parashikimet për zhvillimin ekonomik në vitet në vazhdim. FMN parashikon që për vitin 2016, ekonomia Shqiptare pritet të rritet me 3.4%, dukshëm më ulët 4% nga parashikimi i bërë në prill të këtij viti. Ndërkohë që në terma më të gjata kohore (deri në vitin 2020), pritshmëritë e FMN-së zbresin nga 4.5%, në 4.2%.

Share This Video


Download

  
Report form