#rtvora
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se qeveria po bën pëpjekje të turpshme për të fshehur dështimin me sigurinë e aeroportin të Rinasit.
Kreu i demokratëve ngriti disa pikëpyetje, duke theksuar se vjedhja e më shumë se 10 milion eurove në Rinas është shtetërore.
Basha: Nuk ka shqiptarë të djathtë a të majtë se shteti i inkriminuar i Edi Ramës nuk është jo vetëm përgjegjës po dhe i përfshirë në këtë vjedhje. Bashkëpunimi me krimin e kësaj qeverie dhe zotësia për të sajuar skenarë të përbashkët është vërtetuar më shumë se një herë.
Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se grabitja në Rinas është një arsye më shumë pse qytetarët duhet të protestojnë për largimin e Ramës.
Kryemadhi: Do të jetë protesta e të gjithëve, do të jetë protesta e shqiptarëve. Do jetë protesta e atyre njerzëve që ndiihen shqiptarë, e duan vendin e tyre dhe duan të mbyllin njëherë e përgjthmonë këtë tranzicion.
Kryetarja e LSI-së akuzoi se Policia e Shtetit është bërë njësh me krimin e organizuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-akuzon-ramen-deshtimin-e-policise-dhe-qeverise-po-ia-faturon-nje-kompanie-private
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz