Skandali ne shkollen “Kongresi i Manastirit”, drejtoresha pushon nga puna rojen e shkolles

RTV KLAN 2018-05-03

Views 10

Vendimi i fundit që mori drejtoresha e shkollës 9-vjeçare, ?Kongresi i Manastirit? në Tiranë përpara se të pezullohej nga detyra, ishte largimi I rojes së shkollës. Hysen Hila thotë se ai u pushua nga puna pasi lejoi të futej në shkollë grupi I xhirimit i emisionit STOP që zbuloi se tek nxënësit ishte shpërndarë një libër me përmbajtje të fortë seksuale.

Largimin e rojës e konfirmon edhe kolegu i tij.

Por, drejtuesi i bordit të shkollës thotë se Hysen Lila nuk është larguar nga puna, duke u justifikuar se ai mund të këtë munguar për arsye shëndetësore gjë që bie ndesh me deklarimet e vetë rojës.

Kryetari i Bordit Mustaf Kovaçi

?Zoti, Hyseni është në punë dhe që nga data që keni qenë ju për arsye shëndetësore tha kam ndenjur në shtëpi?.

Emisioni investigativ STOP thotë se do ta ndjekë në vazhdimësi këtë çështje për të parë nëse hakmarrja e drejtoreshës së denoncuar ka rënë mbi rojën.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form