BOOM: Drejtoresha e shkollës nuk i njeh punën sanitares, e paguajnë prindërit

Ora News Emisione 2018-07-19

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në fshatin Poro në Vlorë, ku është përballur me shqetësimin e disa prindërve, të cilët janë të detyruar të paguajnë sanitaren e shkollës 9 vjecare "Loni Mone".

Prindërit paguajnë 100 lekë çdo muaj dhe këtë e bëjnë prej 5 vitesh.

Prind: Çdo fund muaji se kemi, se nuk kemi duan lekët e pastrueses. Paguajmë nga 1 mijë lekë për fëmijë, unë kam dy fëmijë dhe paguaj 2 mijë lekë në muaj. Ka raste që nuk na ndodhen të holla dhe fëmijëve i vjen trup të shkojnë, ndërsa ajo ja kërkon lekët.

Nxënës: Mësuesja na thotë po nuk i solle lekët thotë mos hajde në shkollë, hajde me prindërit.

Prind: Unë kam tre nxënës, tre mijë lekë çdo muaj. Fëmija thotë nuk vete në shkollë po nuk erdhe ti nesër. Le punën vij në shkollë që të flas me mësuesen, ajo më thotë që shko fol me drejtoreshën. Shkoj tek drejtoresha, ajo më thotë shko ankohu diku tjetër.

Shpresa Mitraj, sanitarja e shkollës: Ka 5 vjet me këtë punë, pastroj edhe fëmijët japin nga 1 mijë lekë, por jo të gjithë. Pastrimi bëhet rregullisht, por ka nevojë edhe për ujë në banjë. Unë e ngroh në shpi dhe e çoj në shkollë. Unë paguhem 50-60 mijë lekë maksimumi 70 mije lekë.

Edhe bashkeshorti i saj Arqile Mitraj shprehet se e gjithë familja merret me këtë shkollë, e ruan e pastron , madje merr uje nga shtëpia. Ata shprehen se me 60 mijë lek të vjetra në muaj i bëjnë të gjitha për atë shkolle dhe askund nuk figurojnë të punesuar, pra jane në të zezë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-drejtoresha-e-shkolles-nuk-i-njeh-punen-sanitares-e-paguajne-prinderit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS