Mbrëmë emisioni ?Stop? transmetoi rastin e shkollës së mesme jo publike Skënderbej, që ishte mbyllur në shtator 2016, po vijonte aktivitetin, duke dhënë edhe diploma me vulën e drejtorisë arsimore në Tiranë dhe Ministrisë së Arsimit. Kjo e fundit ka shkarkuar menjëherë nga detyra drejtoreshën a DAR Tirana, Arjola Byzyka. Madje mësohet, se është ngritur një grup pune brenda Ministrisë së Arsimit, për t?i shkuar deri në fund kësaj cështjeje.