egmenti rrugor Krujë- Qafshtamë është kthyer në një rrezik si për kalimtarët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve që e kanë të vështirë të qarkullojnë pasi sasia e dherave dhe gurëve që rrëshqasin çdo ditë ne këtë zoë është bërë një problem sidomos në kohë lagështire.
Ky fenomen që po ndodh prej kohësh në këtë zonë po rrezikon çdo ditë e më shumë jetën e shumë njerëzve që për problemet e tyre u duhet të kalojnë në këtë aks rrugor , duket se ka rënë në vesh të shurdhër .
Ndërkohë firma e mirëmbajtjes sipas banorëve dhe drejtuesve te automjeteve nuk është dukur gjëkundi edhe kur rruga është bllokuar për ditë të tëra .
Banorët shprehen të revoltuar për gjendjen e rrugës, ndërsa apelopjnë që të mërren masa sa më shpejtë nga autoritetet përgjegjëse:
"Domethënë janë shumë të rrezikuar, si shofera dmethënë si lëvizin lart dhe poshtë, Krujë-Malësi-Qafë-Shtamë. Të merren masa për këtë rrugë. Jemi shumë të rrezikuar nga jeta. Çdo gjashtë muaj duhet të shikohet, më përpara jo.
Vazhdimisht bien gurë, këtu ka qenë dëmtu njëri në rrezik vdekje me gjithë punëtorët pasi i ka rënë guri sipër kabinës. Po vijnë nganjëherë rrallë, vijnë kur është moti i mirë", përfundojnë banorët e Qafë Shtamës.