TIRANË - Ka nisur protesta e banorëve të "Unazës së Re" në ditën e 31-të të saj. Në mbështje të banorëve janë deputetë të Partisë Demokratike si dhe analisti Fatos Lubonja. Ky i fundit ftoi të gjithë qytetarët që të protestojnë pasi sipas tij çështja nuk është vetëm e banorëve të "Astirit" por tashmë një çështje dinjiteti për të gjithë popullin. "Kam ardhur si qytetar në mbështetje të këtyre banorëve për rezistencë. Duhet të bashkohemi kundër kësaj qeverie. Kjo qeveri po kalon nga krimi në krim. Të bashkohemi sepse do na hanë një nga një", tha Lubonja.