Kënd lojërash tek “Piramida” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fëmijëve dhe të moshuarve të Tiranës u është rikthyer edhe një tjetër hapësirë publike për lojëra dhe çlodhje. Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin nga e para të këndit të lojërave që gjendet pranë ?Piramidës?. Ai do të shërbejë edhe si një vend ku të moshuarit mund të kalojnë kohën. ?Kemi përuruar disa nga këndet e lodrave që kemi bërë nëpër Tiranë, por ky është pa dyshim një nga më të bukurit. Ndodhet në pjesën më të rëndësishme të qytetit, mbrapa Piramidës, një ndërtesë ikonë e Tiranës. Por, harrojmë se përveç bankës, Piramidës, qeverisë, këtu ka edhe banorë, edhe njerëz të grupmoshave të ndryshme, por sidomos fëmijët që nuk janë në marrëdhënie pune as në bankë, as në qeveri, as tek piramida apo të moshuarit që janë në pension, nuk e kanë hapësirën e tyre në këtë komunitet që ka kaq shumë jetë. Ndaj më në fund edhe kjo pjesë e komunitetit që nuk është në punë, pra fëmijët dhe pensionistët, kanë një ambient fantastik.?Kryebashkiaku bëri të ditur se ky është vetëm projekti i parë i ndërhyrjeve në zonën e ?Piramidës?, pasi Bashkia ka parashikuar edhe një sërë punimesh të tjera që synojnë ta kthejnë atë në një qendër të kulturës dhe për të rinjtë. ?Kemi filluar ndërhyrjet nga jashtë për ta transformuar Piramidën edhe nga brenda në një qendër të madhe kulturore, kryesisht me fokus të rinjtë, për ata që duan të merren me teknologjinë e informacionit, që duan të merren me art, me libra, kinematografi, teatër?. Veliaj ftoi banorët e zonës, por edhe të gjithë qytetarët që do e frekuentojnë këtë hapësirë të rinovuar, ta mirëmbajnë investimin për të garantuar jetëgjatësinë e tij.

Share This Video


Download

  
Report form