http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fëmijët e zonës së Alliasit në Tiranë do të kenë këndin e tyre të lojërave. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, gjatë inspektimit të nisjes së punimeve tha se gjatë verës bashkia do të vazhdojë me projektin ambicioz të këndeve të lodrave. Për kryebashkiakun, Tirana ka nevojë për shumë punë në përmirësimin e infrastrukturës, por edhe në kulturë. Bashkia e kryeqytetit e ka konsideruar si prioritare ndërhyrjen në këndin e lodrave në Njësinë nr. 4, duke qenë se aty popullsia është rreth 60 mijë banorë dhe numri i fëmijëve është relativisht i lartë.