http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka përfunduar ndërtimi i këndit të lojërave në zonën e Laprakës, dedikuar fëmijëve. Për kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërtimi i tyre për fëmijët është një tjetër premtim i mbajtur, pas atij për rikonstruksionin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Veliaj u bëri thirrje të gjithë kritikëve të fokusohen tek puna, në mënyrë që Tirana të ecë edhe më shpejt. Kreu i Bashkisë garantoi qytetarët se edhe me planin e ri urbanistik, e ardhmja për Laprakën dhe Tiranën është më e mirë. Ky është këndi i 7-të i lojërave që përfundon, nga 12-të që kanë filluar punimet. Hapësira është një kombinim i këndit të lojërave për fëmijë dhe i fushës sportive me përmasa olimpike, ku grupe studentore apo ekipe të ndryshme të Bashkisë së Tiranës mund të organizojnë edhe kampionate.