Operacioni i Policisë së Shtetit në të gjithë vendin për bllokimin e pasurive kriminale është zhvendosur në Fier. Gjatë kontrolleve në këtë qytet, policia bën me dije se ka bllokuar 16 automjete luksoze, njëra prej të cilave është e bllokuar.
Dyshohet se këto makina janë të trafikuara nga jashtë vendit apo janë blerë nga burime të paligjshme të të ardhurave.
Gjithashtu, janë arrestuar edhe dy persona. Ata janë Eldison H. 21 vjeç dhe Idris S. 46 vjeç. Sipas policisë, ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërinit të tyre në komisariat për shkeljet e konstatuara.