FIER-Vijon operacioni për sekuestrimin e makinave luksoze që janë vendosur me veprimtari të paligjshme ose janë të trafikuara.
Në qytetin e Fierit, policia deklaron se 16 makina luksoze janë shoqëruar për verifikime, nga të cilat njëra është e blinduar, pasi dyshohen se mund të jenë të trafikuara.
Gjatë operacionit u arrestuan dy persona, pasi gjatë shoqërimit të tyre në komisariat për shkeljet e konstatuara, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Të arrestuarit janë Eldison H. 21 vjeç, banues në Fier dhe Idris S. 46 vjeç, banues në Lushnje.
Operacioni "Vjeshtë 2017" është shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa janë bllokuar disa makina, vila, apartamente dhe llogari bankare që dyshohet se janë vendosur me veprimtari të paligjshme, pasi nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave.