Teksa Alket Hatia vijon të qëndrojë në kërkim policor, autoritetet e drejtësisë Italiane, kanë sjellë në Shqipëri vendimin e gjykatës së Apelit të Milanos. Vendimi së bashku me kërkesën për ekstradim ka mbëritur në Tiranë pak ditë më parë dhe tashmë është përkthyer.
?Shqiptarja.com? disponon të plotë vendimin e gjykatës së Milanos dhe kërkesën për ekstradim të autoriteteve italiane, por nuk qartësohet nëse ky vendim gjyqësor është i njëjtë me atë që ka marrë gjykata e Krimeve të Rënda kundër Alket Hatisë apo jo. Në vendimin Italian evidentohen shumë episode të trafikimit të heroinës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, por prokuroria është në verifikim e sipër të rast pas raste të episodeve. Burimet pranë prokurorisë së Përgjithshme thanë se në rastin e Alket Hatisë do të procedojnë me dërgimin e dosjes në gjykatën e Durrësit, për tju nënshtruar gjykimit të çështjes për ekstradimin ose jo të Hatisë.