Report TV - Ekstradimi,vëllai i Ballistit:Kemi dy shpresa, apelojmë vendimin

Report TV 2017-08-17

Views 5

?Dy shpresat e fundit janë Gjykata e Lartë dhe Ministri i Drejtësisë për të penguar ekstradimin e Ismailit në Serbi?.

Kështu shprehet Xhevahir Morina, vëllai i Ismail Morinës, për të cilin Gjykata e Dubrovnikut vendosi sërish që të ekstradohet në Serbi.

Xhevahir Morina thotë se Gjykata e Shkallës së Parë la në fuqi vendimin me po të njëjtat argumente, ndërsa vendimi do të apelohet brenda tre ditëve.

?Ekstradimi në Serbi do të thotë vdekje për Ballistin?
Xhevahir Morina shprehet se Serbia është një armik që i ka dhënë provat dhe ekstradimi do të ishte 100% vdekje për autorin e ngritjes së dronit në Beograd në ndeshjen e para tre viteve.

?Unë e kam thënë që është vdekje, ekstradimi i vëllait në Serbi, nuk është puna se kemi frikë, pasi kemi dinjitet, por Serbia është një armik që ka dhënë prova dhe jeta do t?i rrezikohej nëse do të ekstradohej.

Nëse ekstradohet do i rrezikohej 100% jeta. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me cështjen dhe nuk duam lajme të rreme, pasi është cështje e ndjeshme? deklaroi ai për Report Tv.

Share This Video


Download

  
Report form