Report TV - Ekspertiza: Zjarri në kolltuk dogji tre të miturit

Report TV 2018-05-02

Views 1

DURRES - Report Tv zbardh të tjera detaje nga ngjarja tragjike në fshatin Rromanat të Durrësit një ditë më parë, ku trenjakë të mitur humbën jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën e tyre. Artur, Alesio dhe Valerio Konçi ishin vetëm në banesë në momentin e ngjarjes, ndërsa tragjedia ndodhi vetëm pak çaste pas largimit të mamasë të tyre, Migena Konçi e cila mbylli derën me çelës. Por pse iku nga shtëpia nëna e 4-vjeçarëve? Daja i fëmijëve, Hamdi Çela rrëfen për Report Tv se e ëma është larguar nga banesa bashkë me dy vajzat më të mëdha në moshë, të cilat i ka dërguar te shtëpia e vjehrrit që të mësonin të qeta. Banesat ishin vetëm 100 m larg njëra-tjetrën dhe sipas dajës, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe pikërisht këto pak minuta sollën tragjedinë. "Ngjarja është shumë tragjike, janë raste të radha, por ja që ndodhi. Perëndia na i dha, perëndia na i mori. E ëma e fëmijëve i mbylli për momentin sa solli vajzat për të mësuar se nuk i linin ata të mësonin.

Share This Video


Download

  
Report form