Report TV - Kodi penal për të miturit/ Hyrja në fuqi, avokati Visha: Jemi të papërgatitur!

Report TV 2018-05-14

Views 1

Hyrja në fuqi e kodit penal për të mitur ka gjetur të papërgatitur edhe avokatët. Ky konstatim u bë nga kreu i avokatëve penalistë Saimir Vishaj.

Sipas Vishajt në këtë situatë është e nevojshme të krijohet hapësira jo vetëm për ngritjen e institucioneve të reja por edhe për trajnimin e Avokatëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe psikologëve.

Prej 4 muajsh është në fuqi kodi penal për të miturit i cili kërkon që çdo person nën 18 vjeç të trajtohet në mënyrë specifike përballë konfliktit me ligjin.

Të miturve duhet së pari tu ofrohet një psikolog, të qëndrojnë në ambiente të veçuara si në komisariate ashtu edhe në paraburgime, apo përballë togave të zeza në gjykatë.

Aktualisht në paraburgimet e vendit ndodhen 25 persona të mitur, 7 prej tyre mes moshës 14-16 vjeç dhe 18 të tjerë të moshave 16-18 vjeç.

Share This Video


Download

  
Report form