Një grant 3.2 milionë euro i qeverisë suedeze për policinë shqiptare që kjo e fundit të rrisë bashkëpunimin me komunitetin, është kthyer në arenë debati mes mazhorancës dhe opozitës.
Demokratët thonë se këto fonde nuk prodhojnë produkt konkret në luftën kundër krimit, por vetëm kurojnë fasadën.
?Rezultatet do të jenë të turpshme, komisariati dixhital dhe asnjë prej projekteve, nuk ka ndihmuar të kapet asnjë kile drogë. Spiunllëqe të vogla, thoni jo ka parkuar makinën keq bëhet fotografia etj, por nuk është ky problemi që kemi.
Unë do kisha preferuar një polici si në vitin 2008-2009, që nuk ishte e para dhe absolutja në besimin që kanë qytetarët te ajo, ama në Itali kalonin 4 kile kanabis gjatë të gjithë vitit, 63 ton drogë, ky është problemi ynë.
Me gjithë komisarin dixhital, me gjithë ministrin dixhital, me gjithë ministrin spiderman a ku di unë", thotë Strazimiri.
Por Bashkim Fino ka një mburojë të fortë kundër gjithë këtyre reagimeve, dhe për të 74 mandatet e 25 qershorit janë të pa kundërshtushme.