Ora News - Strazimiri: Rama nuk largohet me negociata politike, vetëm nga populli

Ora News Emisione 2017-07-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse negociatat vijojnë mes palëve për zgjidhjen e krizës politike, deputeti demokrat Gent Strazimiri mendon se nuk do të ketë marrëveshje.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se Rama nuk largohet dot me negociata politike, por vetëm nga populli.
Sipas tij zgjidhja e vetme për të pasur një garë të vërtetë zgjedhore dhe jo farsë është largimi i Ramës si Kryeministër dhe krijimi i një qeverie teknike.
Duke komentuar listat e deputetëve, Strazimiri thotë se Parlamenti i ardhshëm mund të ketë më pak persona me rekorde kriminale, por nuk do jetë imun nga krimi.

Nuk ka marrëveshje politike me Ramën-Vërtet po negociojmë, ata që vazhdojnë të negociojnë kanë detyrimin të jenë besimplotë në negociata, unë për vete nuk besoj. Rama në këtë histori, me dëmet që ka bërë luan vërtet me fatin e tij, ndoshta jo politik. Sa herë i del i zverdhur dhe i nxirë në fytyrë këtë do të tregojë, pavarësisht se përpiqet të jetë i qetë. Tregon përralla me destabilizim dhe forca destruktive si Ramiz Alia, besoj se nuk ka çfarë i jep më këtij vendi. Me Kryeministrin ne kemi shkuar në çdo takim dhe kemi thënë ne nuk duam pushtet në tavolinë. Ne duam që Rama të largohet, qeveri teknike.
Ndërhyrje nga Meta për zgjidhje?- Jo nuk besoj. Meta ka treguar që të jetë një aleat i denjë i tij. President është Bujar Nishani ende. Meta me 24 korrik bëhet President. Meta duhet të japë prova nëse mund ti jape, që mendon për të mirën e vendit dhe për një demokraci të vërtetë dhe jo a po i prishet qejfi Ramës apo nëse po i dalin hesapet e veta shumë të ngushta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/strazimiri-rama-nuk-largohet-me-negociata-politike-vetem-nga-populli/

Share This Video


Download

  
Report form