Report TV - Arben Ristani: Gent Strazimiri nuk ka pasur pistoletë, është mashtrim

Report TV 2016-03-28

Views 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani teksa ka folur për mediat i ka konsideruar gënjeshtra fotot e publikuara të deputetit Gent Strazimiri që në protestën e sotme tek liqeni artificial ka pasur në brez një armë zjarri, pistoletë.
Sipas Ristanit, media po gënjen publikun, pasi Strazimiri është një deputet shembullor.
?Strazimiri nuk ka qenë me armë, kjo është një gënjeshtër e mashtrim. Strazimi është deputet shembullor. Është mashtrim? ka thënë Ristani.
Ristani ka shtuar se, policia i ka dhunuar protestuesit ndërkohë që ata po përtallen nga policia.
?Në mënyrë të dhunshme janë ndaluar disa drejtues të PD-së dhe mbështetës të saj. Ne kërkojmë të takohemi me njerëzit e ndaluar e të dhunuar, por janë duke u tallur me ne.Askush nuk përgjigjet e nuk na lejojnë që të takojmë njerëzit e dhunuar. Ata janë ndaluar për protestën tek Kodrat e Liqenit. Dhuna e varfëria po bëhet e padurueshme në këtë vend. Situata po bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Taktika e këtyre është ta dhunojnë, tallin e garabisin këtë popull.Jemi këtu e nuk do ta lejojmë. Forca e opozitës do të vijë duke u shtuar, ndaj dhunës ne do të triumfojmë me bashkimin e njerëzve. Këtë qeveri nuk e emritojmë. Dhunon, grabit, mbjell hashash? ka thënë Ristani.

Share This Video


Download

  
Report form