Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aleanca Kundër Importit të Plehrave, kërkon takim me kryeministrin Rama përpara se të shqyrtohet dekreti i Presidentit për ligjin që i hap rrugë importit të mbejteve. Aktivistët thonë se nëse qeveria nuk heq dorë nga ky ligj, do ti rikthehen protestave, aksione të cilat janë ndërmarrë nga qytetarët për 12 vite, që nga koha kur ka patur iniciativa të tilla.
?Kam bindjen qe kjo çështje është e ndjeshme dhe për deputetët pavarësisht fuqisë së kartonëve?.
Duke besuar se importi i mbetjeve është një çështje e ndjeshme njerëzore përpara fuqisë së kartonëve politikë, Aleanca Kundër Importit të Plehrave kërkon që Kryeministri Rama të heqë dorë nga ligji që ata e quajnë famëkeq.
Dekreti i Presidentit nuk u shqyrtua nga legjislatura e kaluar dhe në kalendarin e sesionit të ri, ai pritet të diskutohet në tetor të këtij viti.
Lavdosh Feruni: Ne shpresojmë që do të jemi palë për këtë diskutim përpara se votimi të ndodhë. Ia kemi kërkuar më një letër zotit Rama dhe shpresojmë që kjo të ndodhë.
Edhe pse kanë 12 vjet që protestojnë kundër iniciativave dhe drafteve të qeverive për importin e mbetjeve, aktivisti Lavdosh Feruni e quan këtë një përpjekje të palodhur qytetare, për të frenuar ndotjen e mjedisit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/importi-i-mbetjeve-akip-kerkon-takim-me-ramen/