Ora News – Importi i mbetjeve, dekreti i Presidentit përplas mazhorancë-opozitë

Ora News Lajme 2016-11-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita ka kërkuar që shumica të sjellë në kuvend dekretin e presidentit për ligjin e importit të mbetjeve, që sipas tyre, i ka kaluar afati për shqyrtim.
Nënkryetari demokrat i kuvendit tha se maxhoranca ka frikë ta sjellë në kuvend se nuk i ka votat për ta kaluar.
Spaho: Unë i bëj thirrje Metës dhe Idrizit që të mos negociojnë me Ramën për të gjetur rrugë për ta kaluar ligjin e importit të plehrave. Ti qëndrojnë premtimit që kanë dhënë që pa konsensusin e shoqërisë civile nuk do të këtë miratim të ligjit dhe shoqëria civile e ka dhënë, i vetmi konsensus sështë që ky ligj të rrëzohet.
Për deputetin iniciator të këtij ligji, Eduard Shalsi, përgjigja e kthyer nga Komisioni Europian është shteruese për këtë ligj, ndërsa akuzoi deputetët opozitarë dhe protestuesit kundër ligjit se e kundërshtojnë ligjin për arsye personale.
Shalsi: Ndjehem i keqardhur sepse që nga ato pak qaramanë që kanë mbetur nëpër rrugë dhe deri tek ata pak intrigantë e spekulantë që gjenden edhe në parlament e kanë përdorur çështjen jo nisur nga qëllimi për një Shqipëri sa më të pastër por thjesht nga përfitimet e tyre të ngushta personale.
Në këtë debat janë përfshirë edhe deputetët Blushi e Braçe. Sipas ish deputetit socialist, vendet fqinje të Shqiprisë po bëhet gati të sjellin plehërat në Shqipëri, ndërsa deputeti Braçe, i kujtoi Blushit, firmën e tij si ministër pro mbetjeve në vitin 2004.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/importi-i-mbetjeve-dekreti-i-presidentit-perplas-mazhorance-opozite/

Share This Video


Download

  
Report form