Ora News – Importi i mbetjeve, ricikluesit: Janë produkte të ardhurash, jo plehra

Ora News Lajme 2016-11-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nën rrezikun se po shkojnë drejt falimentimit ricikluesit u kanë kërkuar deputetëve që të miratojnë sa më parë ligjin për importin e mbetjeve. Ata thanë se nuk mund të përballojnë mungesën e lëndës së pare, ndërsa kërcënuan me përshkallëzim protestash. Por me protesta kërcënojnë edhe ambientalistët dhe përfaqësues të AKIP.
Tiranë- Nëse ligji për importin e integruar të mbetjeve nuk kalon së shpejti bizneset e riciklimit do të falimentojnë. Kështu janë shprehur gjatë një proteste para kryesisë së Kuvendit përfaqësues të shoqatës së riciklimit.
?Shqipëria po bombardohet me një propagandë të shfrenuar për rrezikun e importit të plehrave. Në ligjin aktual nuk lejohet importi i pelhrave në Shqipëri, të gjithë ata që flasin në debate, televizione apo protesta anti-plehra nuk përmendin asnjëherë fjalën mbetje. Jo se nuk e dinë, por e bëjnë me qëllim. Pas kësaj fjalë dikush kërkon privilegje ekonomike dhe dikush privilegje politike.
Nuk e vret asnjeri mendjen jo e jo për pastrimin e Shqipërisë dhe mbajtjen pastër të saj, por as për familjet e këtyre njerëzve dhe as për investimet tona.Boll të garantojnë ato pak të mira materiale të tyre që janë të përkohshme.Data 15 dhjetor është shumë e afërt, ne presim të gjithë që të merret një vendim pozitiv për ecjen e Shqipërisë intensivisht në rrugën europiane?.
Ricikluesit thanë se përmes bizneseve të ngritura ata pastrojnë çdo ditë tonelata mbetje dhe se nga puna në këto kompani ushqehen mijëra familje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/importi-i-mbetjeve-ricikluesit-jane-produkte-te-ardhurash-jo-plehra/

Share This Video


Download

  
Report form