Pavarësisht se prej një viti ka hyrë në fuqi ligji për masat shtesë të sigurisë publike, një pjesë e shkollave në vend nuk janë të pajisura me kamera sigurie.
Nga një vëzhgim i Report TV në disa prej shkollave të Tiranës, është vërejtur se në ambientet e jashtme nuk ka asnjë kamera, që shpesh bëhen problem për Policinë për zbardhjen e ngjarjeve.
Në shkollat 9-vjeçare ?1-maji? dhe ?4 dëshmorët? në Tiranë nuk ekzistojnë kamerat e sigurisë.
Mungesa e kamerave bën që policia të mos zbardh rastet e konflikteve në shkolla, apo futjen e drogës në ambientet e mësimit.
Situata në shkollat e mesme paraqitet ndryshe. Në gjimnazet ?Ismail Qemali? dhe ?Partizani? në kryeqytet, ka kamera sigurie, por drejtuesit e këtyre shkollave thanë për Report TV se një pjesë e tyre nuk punojnë për shkak të mos mirëmbajtjes.