Vëzhgimi i Report Tv/ Supermarketet kthehen në rrezik, asnjë masë anti-covid te CONAD dhe Big market

Report TV 2020-06-17

Views 0

Një valë e re e epidemisë së Covid po përfshin Shqipërinë pikërisht në prag të sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sanksione të rënda të parashikuara nga ligji ndaj qytetarëve dhe njësive tregtare që nuk respektojnë masat e parandalimit, që do të thotë ndalim grumbullimi, distancim fizik dhe përdorim të maskës.

Ky detyrim në Shqipëri është i vlefshëm vetëm për mjediset e mbyllura, ndërsa në pjesën tjetër të Europës aplikohet edhe në vende të hapura, çdo herë që prania e shumë njerëzve e bën të pamundur mbajtjen e distancës të paktën një metër e gjysëm mes personave.

Por mungesa e kontrolleve dhe ndjenja e përgjegjësisë nga ana e pronarëve, sot ka bërë që të zhduken plotësisht nga përdorimi maskat edhe brenda në lokale publike deri edhe në supermarkete.

Telekamerat e Report TV bënë një vëzhgim në terren, duke konstatuar se në disa dyqane kryesore supermarketesh, përdorimi i maskës nuk iu kërkohet më blerësve siç ndodhte pak javë më parë. Brenda supermerkateve Conad pamjet e marra nga një telekamerë e fshehtë tregojnë se maska nuk përdoret nga askush, përveç disave nga personeli i shitjes.

Në supermarketet Conad në Itali iu ndalohet hyrja kujtdo që paraqitet pa maskë. Por standardi shqiptar,  fatkeqësisht është i ndryshëm: Në Conad-in shqiptar çmimet janë shumë të larta se në Itali, por masat anti-Covid për klientët tashmë janë zero.

E njëjta situatë edhe në supermerkatet Big-Market: edhe këtu, në pamjet e realizuara me një telekamer të fshehtë, klientët lihen të futen pa asnjë kontroll dhe iu lejohet të shëtisin mes dollapeve plot me ushqime pa vendosur asnjë maskë. Kryeministri Edi Rama kërcënojë deri në arrestim, siç parashikon reforma e fundit e Kodit Penal, pronarët e aktiviteteve tregtare që thyejnë rregullat anti-Covid si rastet e konstatuara në CONAD dhe Big Market.

?Bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë, nuk do të tolerohen më dhe u kujtoj të gjithë atyre që kanë një biznes, më vjen keq por duhet t?jua kujtoj, se përveç gjobave, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë në rast se kapen në shkelje të protokolleve duke rrezikuar drejtpërdrejtë shëndetin e njerëzve të cilëve u shërbejnë?, do të shprehej kryeministri Rama.

Share This Video


Download

  
Report form