Shumica e re parlamentare ka vendosur që të përfshijë në axhendën e punimeve të Kuvendit disa nisma të nxehta, të mbartura nga legjislatura e kaluar, por që ishin të bllokuara për shkak të polemikave të forta që prodhuan dhe prekjes së interesave të nëndheshme.
Konkretisht, pjesë e programit të punimeve të Kuvendit, në periudhën 18 shtator deri në 13 tetor 2017, është përfshirë edhe nisma ligjore e propozuar nga kryeministri Edi Rama, e cila parashikon heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për diktatorin Enver Hoxha, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, funksionarët që kanë shërbyer në sistemin komunist si dhe për disa antifashistë të parë, pra për veteranë të luftës, të cilët kanë mbajtur funksione të rëndësishme në regjimin komunist.
Drafti për ndryshimin e ligjit nr. 112/20134 ?Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në RSH?, u propozua që fund të vitit 2015, pas debateve të ashpra politike për dekorimit të hetuesit të diktaturës Shyqyri Çokun nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.