55 kg drogë në 2 operacione të ndryshme

RTV KLAN 2018-05-02

Views 1

55 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga autoritetet në dy operacione të zhvilluara në Tepelenë dhe Memaliaj.

Gjithashtu, dy persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Një prej të arrestuarve është 59 vjeçari Petrit Jahai, pasi në afërsi të banesës së tij, në fshatin Levan u gjetën të fshehura në shkurre disa qeska plasmasi, brenda të cilëve kishte kanabis me peshë totale 22 kilogramë.

Ndërsa në Tepelenë, pas informacioneve se një makinë me targa AA 375 RD po transportonte kanabis, në afërsi të një karburanti autoritetet i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i automjetit ka ecur me shpejtësi në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre. Më pas, ai ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Vjosë.

Në automjet u gjetën 7 qese plasmasi, brenda të cilave kishte 33 kilogramë kanabis. Policia shpalli në kërkim një 20 - vjeçar (me inciale D.N) dhe po punon për kapjen e tij.

Ndërsa, pas dokumentimin të përfshirjes në këtë veprimtari kriminale, autoritetet arrestuar Elger Bajo, 29 vjeç, banues në Gjirokastër./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form