Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Gjirokastrës ka goditur dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Operacionit janë zhvilluar në Tepelenë dhe Memaliaj duke sekuestruar në total 55 kg kanabis sativa. Ndërsa në pranga janë vënë dy persona si dhe është shpallir në njëkërim një tjetër.
?Mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shetasit Petrit Jahai kishte lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është kryer kontroll në këtë banesë.
Nga kontrolli i ushtruar, në afërsi të banesës së shtetasit Petrit Jahai, në fshatin Levan, Memaliaj nga shërbimet e policisë u gjetën të fshehura në shkurre disa qeska plasmasi, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva me peshë 22 kg. Në pranga u vu Petrit Jahai, 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj?, sqaroi policia.
Operacioni i dytë u zhvillua ?në afërsi të një karburanti në qytetin e Tepelenës, ku automjetit me targa AA 375 RD i është bërë shenjë nga për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka ecur me shpejtësi në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre dhe në ambjentet e karburantit ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Vjosë. Në automjet u gjetën 7 qese plasmasi brenda të cilave kishte lëndë narkotike Pesha totale e lëndës ishte 33 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-55-kg-kanabis-ne-dy-operacione-te-ndryshme/