Report TV - Policia: 64 kg drogë të kapura brenda 1 jave, 13 operacione të finalizuara

Report TV 2016-03-29

Views 6

13 Operacione të koduara janë finalizuar nga policia brenda një jave, nga të cilat janë arrestuar 50 persona.

Të arrestuarit pritet të gjykohen për veprat penale: ?Vrasje me dashje e mbetur në tentativë?, ?Prostitucion?, ?Prodhim dhe shitje narkotikësh?, ?Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, ?Vjedhje në bashkëpunim?, etj.

Ndërkohë, burime zyrtare nga policia bëjnë me se gjatë 13 operacioneve janë sekuestruar 8 armë zjarri, 3 krëhëra, 4.607 fishekë, 6 mina me telekomandë, 1 snajper, 3 kg lëndë të dyshuara si tritol, 100 kapsolla detonator, si dhe rreth 64 kg lëndë narkotike.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe automjete, telefona celularë dhe peshore elektronike.

Share This Video


Download

  
Report form