Basha deklaroi sërish në Kuvend se marrëveshja e 18 majit me Ramën nuk funksionon, pasi bëri aleancë me krimin.
Basha akuzoi sërish për deputetë të inkriminuar në Kuvend, ndërsa theksoi se lufta ndaj drogës është kusht nga BE për negociatat.
?Ju ftoj të shkundeni nga frika. Tentativë për të frenuar zërin e opozitës. Jeni mësuar me parullat e propagandën tuaj.
Edi Rama ke ardhur për programin këtu, jo të flasësh në emrin tim dhe të opozitës. Mungesë totale programi, zgjodhi sulmin dhe diversionet ndaj opozitës.
Në 2013 erdhe me krimin dhe kjo degjeneroi shtetin. Disa ikën nga dekriminalizimi, por ke të tjerë këtu që kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
Kriminalizimi dhe droga janë e reja. Droga është kusht shtesë për anëtarësimin për hapjen e negociatave.
Një dyzinë bashkishë socialiste drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Marrëveshja ime me ty nuk funksionon. Jo aleancë me krimin, vetëm përballje. Sekondat numëroni mbrapsht tani në qeverisje? deklaroi ai.