http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Protesta e nisur disa ditë më parë në Shijak kundër ngritjes se nje impianti per përpunimin e mbetjeve spitalore është shoqëruar me dhunë e kërcënime më tritol. Burimet bëjnë me dije se biznesmeni 33-vjeçar nga Shijaku Arlind Lala është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.Ndërkohe mbrëmjen e së dielës në klinikën e tij është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse.Për pasojë nga shpërthimi i Tirolit janë thyer vetëm xhamat e derës hyrëse të klinikës.Nuk dihet nëse vënia e eksplozivit është një paralajmërim për pronarin e firmës. Grupi hetimor, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Disa ditë më parë, banorët e Shijakut protestuan duke kundërshtuar ngritjen e inceneratorit, pasi sipas tyre shkakton ndotje të madhe mjedisore dhe rrezikon shëndetin e njerëzve.