Një aksion për rritjen e parametrave të sigurisë dhe për evidentimin e kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim apo atyre me precedentë penal, është ndërmarrës ditën e sotme nga policia në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë shoqëruar në ambientet e Policisë 23 persona për verifikim.
Janë kontrolluar dhjetëra makina luksoze si dhe është sekuestruar një pistoletë neutralizuese.
Kontrollet do të vijojnë në orë të ndryshme, ndërsa duke filluar nga data 11 shtator këto kontrolle do të shtrihen edhe në afërsi të shkollave.